Që nga fillimi i vitit 2024, pothuajse 100 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun Qendror dhe Lindor.
Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e IOM-it (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin), Amy Pope.
Viktimat janë pothuajse dyfishi i atyre të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Numri i emigrantëve të vdekur dhe të zhdukur në të gjithë rajonin e Mesdheut po rritet nga viti në vit, nga 2048 në 2021 në 2411 në 2022 dhe në 3041 në fund të 2023.
Ajo do të marrë pjesë në konferencën Itali-Afrikë në Romë, për të diskutuar zgjidhjet që synojnë mbrojtjen e emigrantëve. Në takim do të marrin pjesë kryeministrja italiane Meloni, presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen, drejtues të shumë vendeve afrikane dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore.
Pape tha se të pranishmit mund të diskutojnë mekanizmat “të unifikuar dhe të qëndrueshëm” për të mbrojtur emigrantët. “Të dhënat më të fundit të vdekjeve dhe zhdukjeve na kujtojnë se një qasje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë rrugë të sigurta dhe të rregullta, është e vetmja zgjidhje që përfiton si për emigrantët, ashtu edhe për vendet”, tha ajo./abcnews.al
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...