Rreth 10 mijë vullnetarë rekrutohen për ta dhënë vaksinën e Oksfordit kundër COVID-19 në Britani

12:00 | 28 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Rreth 10 mijë mjekë dhe vullnetarëve janë duke u rekrutuar në Britani për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinës së Oksfordit, shkruan “DailyStar”.

Sipas detajeve që janë dhënë, kanë filluar të përgatiten sallat sportive dhe stadiume për t’i kthyer në qendra vaksinimi.

Besohet që hapja e këtyre qendrave do të bëhet me 4 janar nëse gjithçka shkon sipas planit.

Edhe vaksinimi me vaksinën e Pfizer do të vazhdoj njëkohësisht.

Vaksina e Oksfordit është parë si më e lehtë për tu transportuar sesa ajo e Pfizer për faktin që ajo vaksinë ka nevojë që të jetë shumë e ftohtë gjatë ruajtjes, dhe mund të lëvizet vetëm 4 herë.

Ndërsa vaksina e Oksfordit nuk ka nevojë për temperatura aq të ulëta të ruajtjes dhe kushton më pak për qeverinë për ta siguruar.

Një burim nga qeveria ka thënë se askush nuk do të marrë vetëm një dozë të vaksinës. Të gjithë do të marrin dy, por koha mes vaksinimit mund të jetë më e gjatë, duke shkuar deri në 12 javë.

Ata besojnë se periudha më e gjatë në mes dy dozave të vaksinës mund të bëjë vaksinën më efektive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme