Një legjion prej gati 1 mijë nusesh xhihadiste janë vendosur të kthehen në Europë, përderisa kalifati është duke u mposhtur.
Brukseli frikësohet se rënia e ISIS-it dhe humbja e territoreve të saj, po nxit gratë dhe fëmijët e tyre të largohen nga Lindja e Mesme dhe të zhvendosen në Perëndim, transmeton portali arbresh.info
Një raporti i agjencisë së kufirit të BE-së, Frontex, paralajmëron se kërcënimi është ‘evolues’ dhe se është e vështirë të vlerësohet kërcënimi afatgjatë i grave të veja dhe fëmijëve jetimë.
Raporti thekson fakte të frikshme, pasi shumë nga këto nuse kanë qenë aktive në krimet e grupit terrorist.
Disa gra kanë qenë të përfshira në një komplot për të sulmuar katedralen e Notre Dame në shtator të vitit 2016.
“Rreth 30 përqind e 5 mijë luftëtarëve të huaj terroristë që kanë jetuar në Europë dhe janë larguar drejt Sirisë, Irakut apo Libisë, janë kthyer në kontinent”, raporton Frontex.
Rreth 1 mijë gra nga Europa i janë bashkuar grupit terrorist, por sipas Frontex, problemi bëhet më madhor, pasi janë në pyetje fëmijët që ka raste që janë marrë nga vendi i lindjes dhe janë dërguar në Lindje të Mesme dhe ata që kanë lindur atje.
ISIS ka humbur një pjesë të territorit të madh në Siri dhe Irak, duke përshirë edhe të ashtuquajturat kryeqytetet e Kalifatit, Mosulin dhe Raqqa./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...