John Lonyangapuo, guvernatori i West Pokot Country, u tha gazetarëve se shumë njerëz mbeten të pagjetur, duke konfirmuar numrin e ri të vdekjeve
Bilanci i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në perëndim të Kenias nga shirat e dendur është rritur në 43.
John Lonyangapuo, guvernatori i West Pokot Country, u tha gazetarëve se shumë njerëz mbeten të pagjetur, duke konfirmuar numrin e ri të vdekjeve.
Mijëra mbetën të pastrehë pasi shtëpitë e tyre u përfshinë nga përmbytjet për shkak të reshjeve mbi mesataren ndërsa meteorologët paralajmërojnë ende reshje shiu në ditët në vijim.
Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta tha se ka urdhëruar shpërndarjen e personelit të shpëtimit nga agjenci të ndryshme sigurie dhe humanitare, përfshirë Forcat e Mbrojtjes dhe Shërbimin e Policisë Kombëtare për të parandaluar humbjen e mëtejme të jetëve në rajonin e goditur nga rrëshqitjet e tokës.
Kenyatta më tej drejtoi komisarët rajonalë në rajonet e goditura nga rrëshqitjet e dheut në vendin e Afrikës Lindore që të punojnë ngushtë me ekipet e sigurisë dhe ato humanitare për të siguruar që popullata të zhvendoset në hapësira më të sigurta./AA
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...