Rrëshqitjet e dheut që shkatërruan qytetin turistik Petropolis në Brazil, duke shkatërruar shtëpu dhe duke marrë jetë njerëzish, kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe dorës së njeriut.
Urbanizimi i shpejtë, planifikimi i dobët dhe mungesa e fondeve për banesa të subvencionuara – e gjithë kjo ka ndikuar në atë qytet malor në shtetin brazilian të Rio de Janeiro, transmeton portal arbresh.info
Sipas studiuesve dhe nënpunësve civilë, paralajmërimet për rreziqet e ndërtimit në kodrat e qytetit kanë qenë të përsëritura.
Dhe me provat që sugjerojnë se ndryshimi i klimës po shkakton reshje më intensive, rreziku është rritur jo vetëm për Petropolis, por edhe gjetkë.
Më shumë se 1500 njerëz kanë vdekur në rrëshqitje dheu të ngjajshme në dekadat e fundit, ndërsa vetëm në Petropolis ka pasur më shumë se 400 vdekje që nga stuhia e fuqishme e vitit 1981.
Antonio Guera, profesor i gjeografisë në Universitetin Federal të Rio de Zhaneiros, ka studiuar fatkeqësitë e motit në Petropolis për gati 30 vjet.
Ai ka vizituar dhjetëra vende ku u gëlltiten shtëpitë dhe u humbën jetë për shkak të përmbyutjeve.
“Shiu është gjë e keqe për këtë pjesë, por shkaku kryesor është mungesa e planifikimit në ndërtim”, tha ai për Associated Press.
Zgjerimi i rastësishëm i Petropolis është i fundit. I vendosur në male 70 kilometra larg Rio de Zhaneiros dhe i emëruar pas ish-perandorit brazilian, Petropolis ishte ndër qytetet e para të planifikuara në atë vend.
Kolonët e mëparshëm ndërtuan shtëpi përgjatë lumit, por në dekadat e fundit prosperiteti i qytetit ka tërhequr të ardhur nga të gjitha rajonet e varfëra dhe popullisa është rritur ndjeshëm.
Shpatet malore tani janë të mbuluara me shtëpi të vogla të grumbulluara së bashku, të ndërtuara nga njerëz që nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun. Shumë prej tyre kanë ndërtuar pa leje sepse nuk kanë mundësi ta bëjnë diku tjetër.
Qyteti u përball me të njejtin problem edhe në vitin 2017, pasi autoritetet vunë re se 18 për qind e qytetit, duke përfshirë 20,000 familje, ishte në rrezik të lartë ose shumë të lartë. Sipas planit të qytetit, me ndërtimin e banesave të përballueshme dhe ndalimin e ndërtimeve të reja në zonat me rrezik, janë vënë në rrezik jetët e njerëzve.
Në Petropolis ka shumë pak ahpësirë për ndërtime të reja dhe dëbimi i banorëve nga shtëpitë ekzistuese është politikisht jopopullor.
Por e përditshmja braziliane “Folha de S. Paulo”, duke cituar të dhëna zyrtare, raportoi se qeveria e shtetit të Rios shpenzoi më pak se gjysmën e parave të destinuara për programin e saj të parandalimit dhe reagimit ndaj fatkeqësive.
Inspektimi, politika e strehimit dhe zhvendosja janë përgjegjësi të qytetit dhe autoritete nuk i janë përgjigjur kërkesave për informacione në lidhje me këto problematika./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...