Nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga reshjet e shiut në Vietnam që nga java e kaluar janë nxjerrë 30 kufoma.
Ekipet e shpëtimit që u dërguan në terren pas rrëshqitjes së dheut gjatë ndërtimit të një hidrocentrali në Thua Thien-Hueu, Vietnam, pësuan nga një rrëshqitje e sërishme e dheut.
Media shtetërore “Vietnam News” raportoi se një kodër u shemb mbi 13 shpëtimtarë, përfshirë 11 ushtarë në zonën ku ata ishin. Tetë shpëtimtarë arritën të shpëtonin, por u nxorrën trupat e 13 personave të tjerë.
Zyrtarët theksojnë se ende nuk është vendosur asnjë kontakt me njerëzit pas rrëshqitjes së dheut në vendin e ndërtimit të hidrocentralit ndërsa besohet se dhjetëra persona janë të zhdukur.
Nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga reshjet e shiut në Vietnam që nga java e kaluar janë nxjerrë 30 kufoma./AA/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...