Rreth 670 njerëz vlerësohet të jenë varrosur nën një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re, ka bërë të ditur një zyrtar i OKB-së.
Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në vend, Serhan Aktoprak, tha se ndikimi i rrëshqitjes së dheut të së premtes në provincën e izoluar Enga ishte më i madh sesa mendohej fillimisht, ku sipas tij, “ka rreth 150 më shumë shtëpi të varrosura tani.”.
Fillimisht ekipet e emergjencës kishin nxjerrur tre trupa nga rrënojat të dielën, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet drastikisht.
Mediat në vendin e Paqësorit në veri të Australisë kanë thënë se rrëshqitja e dheut varrosi më shumë se 300 njerëz dhe mbi 1,100 shtëpi kur rrafshoi fshatin Kaokalam në provincën Enga, rreth 600 km (370 milje) në veriperëndim të kryeqytetit Port Moresby.
Më shumë se gjashtë fshatra janë prekur nga rrëshqitja e dheut në rajonin Mulitaka të provincës, tha Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë.
Ai tha se shumë nga të varrosurit nuk janë gjetur ende pasi përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit kanë vazhduar në zonën malore të vendit, që ndan ishullin e Guinesë së Re me Indonezinë.
Grupi i ndihmës CARE Australia njoftoi vonë të shtunën se gati 4,000 njerëz jetonin në zonën e prekur, por numri mund të jetë më i lartë pasi zona është “një vend strehim për ata të ishin zhvendosur nga konfliktet fisnore” në zonat e afërta./rtk/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër