Shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Nepal, duke vrarë të paktën 11 persona në 36 orët e fundit dhe duke bllokuar sektorët kryesorë të rrugëve.
8 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi u përfshinë nga përmbytjet ose u varrosën nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa 12 të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitale, tha zëdhënësi i policisë Dan Bahadur Karki për agjencinë e lajmeve Reuters.
Shërbimet e urgjencës po përpiqen të hapin rrugët dhe të largojnë mbeturinat e sjella nga rrëshqitjet e tokës duke përdorur pajisje të rënda ndërtimi, u shpreh zëdhënësi i policisë.
/abcnews.al
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...