Google ADS

Rrëshqitje dheu në Kinë, së paku 36 të vdekur

13:38 | 28 Korrik 2019
L G

Së paku 36 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një fshat në pjesën jugore të Kinës.

Mediet shtetërore kanë njoftuar që më shumë se 20 shtëpi janë mbuluar nga dheu në provincën Guizhou.

Autoritetet kineze i njoftuan agjencitë e lajmeve se 40 njerëz janë shpëtuar nga rrëshqitja e dheut në Shuicheng. Rrëshqitjet u shkaktuan nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Raportohet se në mesin e viktimave janë edhe një nënë me një foshnjë.

Qeveria kineze i ka ndarë 30 milionë jenë ose 4.4 milionë dollarë për operacionet e kërkimit të personave të mbijetuar dhe trupa të pajetë.

Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në zonat malore të Kinës, sidomos pas reshjeve të mëdha të shiut.

Dhjetëra njerëz të tjerë kanë vdekur këtë vit në Kinë për shkak të vërshimeve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme