Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u zhdukën pas rrëshqitjes së dheut në Kenian perëndimore, njoftuan sot mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas medias lokale Capital FM News, rrëshqitja ndodhi të shtunën në mbrëmje pas shirave të dendura dhe zonave të prekura në qarqet West Pokot dhe Elgeyo Marakwet
“Kemi gjetur edhe tre trupa të tjerë sot (e martë). Operacioni vazhdon derisa të mund t’i gjejmë të gjithëve “, tha komisioneri rajonal George Natembeya për median lokale Rift Valley.
Ai tha se rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme “të gjera” në zonë.
Raporti tha se shtëpi të shumta, një qendër tregtare dhe një postë policore janë dëmtuar, dhe një oficer policie është në mesin e të vdekurve.
Me më shumë shira të parashikuar gjatë ditëve të ardhshme, Sekretari i i Brendshëm Fred Matiang tha se qeveria po harton një plan për të ndihmuar banorët e zonave të prekura.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...