Google ADS

Rrëshqitje dheu në Indi, dy të vdekur dhe 30 të tjerë janë bllokuar nën rrënoja

15:02 | 11 Gusht 2021
A. B.

Një rrëshqitje e madhe dheu ka ndodhur në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.

Si pasojë e kësaj të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë bllokuar nën rrënoja, shkruan BBC transmeton arbresh.info

Gurët e rënë kanë ngujuar një kamion, një autobus pasagjerësh dhe automjete të tjera.

Policia dhe zyrtarët lokalë kanë filluar përpjekjet e shpëtimit, tha Jairam Thakur, kreu i Himachal Pradesh.

Gjatë muajve të fundit India është përballur me disa rrëshqitje dheu vdekjeprurëse, gjatë një misioni jashtëzakonisht të rëndë.

Raportet lokale thonë se pesë persona janë shpëtuar, por rreth 30 të tjerë janë ende të bllokuar. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme