Mbi 100 persona raportohen të kenë humbur jetën në një minierë në Mianmar pasi një rrëshqitja e një masivi dheu shkaktoi një dallgë të madhe uji dhe balte pranë galerisë e cila u përmbyt duke shkaktuar kështu tragjedinë më të fundit.
Sipas autoriteteve bilanci i viktimave mendohet të jetë më i lartë, pasi në apel mungojnë ende shumë minatorë.
Shërbimi i zjarrfikëses raporton se minatorët ishin duke punuar në minierën e gurëve të çmuar në rajonin e Hpakant, kur dallga e ujit dhe baltës u përplas me ta.
“Deri tani ne kemi gjetur 100 trupa të pajetë, por mendohet se shumë të tjerë janë nën baltë” tha Tar Ling Maung për mediat.
Aksidente të ngjashme janë të shpeshta në Mianmar, ku minatorë të jashtëligjshëm vihen në kërkim të gurëve të çmuar në masivet e dheut që janë nxjerrë nga galeritë.
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në një orë, kolona deri n...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...
Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh t...