Rrëshqitja e dheut në një fshat norvegjez ka lënë të plagosur 9 persona dhe ka shemburdisa shtëpi, nën atë që duket si një llucë e madhe balte në një grykë.
Policia ka deklaruar për transmetuesin NKR se ngjarja ka ndodhur në Gjerdrum, i cili shtrihet rreth 25 km (15 milje) në veri-lindje të kryeqytetit, Oslo, trasnemton portal arbresh.info
Disa qindra njerëz janë evakuuar nga fshati.
“Policia po e përcakton këtë si një katastrofë,” tha kreu i operacionit të policisë lokale, Roger Pettersen.
Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg postoi në mediat sociale, duke thënë: “Dhimbje të shohësh se si forca e natyrës kanë shkatërruar fshatin Gjerdrum. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit nga rrëshqitja e dheut”.
Sipas mediave norvegjeze, rrëshqitja e dheut ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë.
Disa njerëz u raportuan të ishin bllokuar dhe policia tha se disa kishin arritur t’u telefononin të afërmve që kërkonin ndihmë./arbresh.info/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër