Rrëshqet dhe bie në një gropë të thellë, momenti i shpëtimit të një katërvjeçari në Indi

18:22 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se tregohet momenti i shpëtimit të një djali katërvjeçar i cili kishte rënë në një gropë, në mbi katër metra thellësi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet momenti pasi djaloshi kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në gropën e thellë, derisa ishte duke luajtur në fshatin Sikheri në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh.

Siç edhe mund të shihet, djali më pas ishte mbërthyer në një pjesë të ngushtë në pjesën e poshtme të gropës, për çka edhe fshatarët u desh të përdorin edhe pajisjet për gërmim.

Pamjet, të kapura nga një dëshmitar në krye të pusit, tregojnë një grup njerëzish që përdorin mjete për të gërmuar.

Më pas, pas punës së tyre, brenda pak minutash, djali i vogël nxirret nga aty dhe bartet në drejtim të një autoambulance ku edhe i është dhënë oksigjen – pas së cilës gjë është dërguar në spital.

Nuk është e qartë nëse fëmija ka pësuar ndonjë lëndim serioz nga aksidenti.

Bëhet e ditur se prindërit e djalit, Ghan Shyam dhe Sangeeta Bai, po punonin në fushat aty pranë, kur ndodhi incidenti i tmerrshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme