Dy persona të akuzuar për rrëmbimin e fëmijëve janë vrarë sot nga një turmë e çmendur e cila i dogji të gjallë në sheshin e qytetit.
Një burrë i kishte mposhtur të dy në burgun ku mbaheshin dhe i kishte djegur të gjallë në hapsirë publike shkruan Daily Star përcjell arbresh.info
Policia tha se viktimat ishin të moshës 53 dhe 21 vjecare nga qyteti i Acatlan në qendër të Meksikës.
Por një turmë nga 150 persona e kishte rrethuar policinë para se të dërgoheshin në burg. Truma më vonë përdori lëndë djegëse duke i djegur të gjallë.
Turma e inatosur gjithashtu i vunë flaken edhe makinës ku gjendeshin të dy të akuzuarit.
Policia e shtetit tha të mërkurën se autoritetet lokale nuk kishin ndjekur procedurën e krijuar për të kërkuar përforcime dhe negociatorë.
Kohët e fundit ka pasur një numër të vrasjeve të ngjashme në Meksikë qendrore.
Vendi është në një epidemi të krimit të organizuar, ku autoritetet përpiqen të mbajnë rendin dhe ligjin./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...