Google ADS

Rrëmbehet miliarderi më i ri i Afrikës

18:25 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Burri që thuhet të jetë miliarderi më i ri i Afrikës është rrëmbyer nga persona të maskuar në Dar es Salaam të Tanzanisë, thotë policia.

Mohammed Dewji, 43 vjeçar, është rrëmbyer jashtë një palestre ku ishte në trajnimin e tij rutinor ditor, transmeton portali arbresh.info.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me incidentit dhe dy prej rrëmbyesve besohet të jenë shtetas të huaj.

Motivi i rrëmbimit të Dewji mbetet ende i paqartë.

Revista financiare Forbes e vendos pasurinë e tij në 1.5 miliard dollarë dhe e ka përshkruar atë si miliarderin e vetëm të Tanzanisë.

Në një raport të vitit 2017, ai tha se z. Dewji ishte miliarderi më i ri i Afrikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme