Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador

23:39 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sulmues të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios.

Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit, raporton Anadolu Agency.

Turcios ka punuar si gazetare në revistën “El Economista” të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica. Sulmuesi, ose sulmuesit e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen. Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme