Rrëmbehen dy amerikanë dhe dy kanadezë në Nigeri

18:56 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Dy shtetas amerikanë dhe dy kanadezë janë rrëmbyer në Nigerinë veriore, pasi rrëmbyesit vranë dy policë në Kagarko.

Media lokale raporton se katër të huajt u zunë në pritë nga persona të armatosur në mbrëmje të së martës, transmeton portali arbresh.info

Duke cituar burime policore, gazeta nigeriane ‘The Punch’ raporton që amerikanët dhe kanadezët ishin duke u përcjellë nga oficerët e policisë kur u sulmuan nga pusia.

“Dy policë u vranë në pritë ndërkohë që një amerikan dhe një kanadez u rrëmbyen përgjatë rrugës Kwoi-Jere, jashtë rrugës Kaduna-Abuja,” citonte gazeta burimin.

Një zëdhënës i policisë së shtetit Kaduna tha për agjencinë e lajmeve Reuters se të rrëmbyerit ishte duke udhëtuar prapa nga qyteti i Kadunës në kryeqytetin e Abuja të Nigerisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme