Ngjarja tronditi rajonin Zamfara. Policia e konfirmoi se 317 vajza janë rrëmbyer dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve në Nigeri brenda më pak se dhjetë ditëve. Nasiru Abdullahi, i tha Associated Press se në mesin e të zhdukurave janë edhe dy javët e tij të moshës 10 dhe 13 vjeç.
Një banor lokal, u shpreh se sulmuesit e armatosur kanë mësyrë gjithashtu edhe një kamp ushtarak dhe një pikë kontrolli që gjendej në afërsi të shkollës.
“Ata hynë në shkollë dhe i detyruan vajzat të hipnin në makinat e tyre”, pohoi Suleiman Tanua Anka, një zyrtar shtetëror në Zamfara. Është ende e paqartë nëse nga ky sulm ka pasur viktima.
Shumë grupe banditësh veprojnë në Zamfara dhe janë të njohur për rrëmbimin e vajzave në këmbim të parave, ose kërkojnë që anëtarët e grupeve të tyre të lirohen nga burgu, në këmbim të lirimit të nxënësve. Dy muaj më parë, mbi 300 nxënës u rrëmbyen nga një shkollë e mesme në Katsina të Nigerisë.