Mund ta mbani ende mend debatin e parë mes Donald Trump dhe Joe Biden muajin e shkuar, me shumë gjasë për shkak të kaosit dhe jo përmbajtjes.
Për të parandaluar përsëritjen e asaj me ndërprerje të vazhdueshme, posaçërisht nga presidenti Trump, janë prezantuar rregulla të reja që do të ndalojë mikrofonin e kandidatëve gjatë debatit të dytë dhe final televiziv të enjten në Nashville, transmeton portali arbresh.info
Trump dhe Bidenit do t’i jepen nga dy minuta për t’i dhënë komentet e tyre pa ndërprerje nga kandidati tjetër, bëjnë të ditur organizatorët e debatit.
Më pas mikrofonat do të lëshohen për pyetje.
“Ne e kuptojmë, pas diskutimeve me të dy fushatat, se asnjëra nga fushatat nuk mund të jetë plotësisht e kënaqur me masat e shpallura sot. Dikush mund të mendojë se ata shkojnë shumë larg, dhe dikush mund të mendojë se nuk shkojnë aq sa duhet, “tha Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale (CPD) në deklaratë.
“Ne jemi të kënaqur që këto veprime arrijnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate”.
Presidenti u tha gazetarëve se ai ishte ende duke planifikuar të merrte pjesë në ngjarje, por tha për rregullin: “Unë thjesht mendoj se është shumë e padrejtë”./arbresh.info/
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë