Google ADS

Rrëfimi nga Greqia: Vogëlushja u hodh për t’i shpëtuar zjarrit, por u përplas me shkëmbinjtë!

00:24 | 25 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Disa nga dëshmitë që kanë ardhur nga Greqia këtë të martë janë me të vërtetë tronditëse dhe përshkruajnë mësë miri tmerrin që kanë përjetuar qindra qytetarët që u ndodhën përballë zjarreve masive.

Një prej dëshmitareve në fshatin e Matit, vend thuajse i rrafshuar nga zjarret, ka treguar për median greke një dëshmi me të vërtetë rrëqethëse.

Duke folur për “neëssit.gr’, Maria Patsiou tha se ka parë një vogëlushe rreth 13 vjeç, e cila është munduar t’i shmanget flakëve duke u hedhur nga lartësia drejt detit.

Gruaja shprehet se e pa teksa hidhej e më tutje ka vënë re që në fund të lartësisë, vajza nuk kishte mundur të arrinte detin, por ishte përplasur me shkëmbinjtë.

“Kur u afrova pashë që vajza kishte vdekur menjëherë. Ajo kishte gjithashtu djegie të shumta në trup”, tha Patsiou, e cila shtoi “Ishte si 11 Shtatori, më kujtoi njerëzit që hidheshin nga Kullat Binjake”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme