Shefja e re e Komisionit Evropian, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka zbuluar sot se gjatë viteve 70-ta kishte qëndruar për një vit në Londër, duke u fshehur nga komunistet-terroristë të Gjermanisë.
Ajo ka kaluar 12 muaj të jetës së saj në qytetin plotë ngjyra në Londër, duke u fshehur nga një prej bandave më të këqija ‘Meinhof Gang’, një grup i ekstremit të majtë që kreu shumë vrasje dhe sulme me bomba.
Për të mos u zbuluar, von der Leyen kishte ndërruar edhe identitetin duke shfrytëzuar emrin e stërgjyshes së saj, Rose Ladson.
Emërimi i saj erdhi pasi që Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i kërkoi Parlamentit Evropian që të miratojë emërimin e saj si presidentet e ardhshme e Komisionit Evropian.
“Për herë të parë kemi arritur një balancë ideale gjinore në pozicionet më të larta. Evropa tashmë përveç që flet për gratë, edhe i zgjedh ato”, ka thënë Tusk, i cili ka votuar për emërimin e gjermanes në krye të Komisionit Evropian.
Ursula von der Leyen kishte studiuar për ekonomi në Universitetin e Gottingenit në vitet 70-ta, duke e pranuar që gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe “ka jetuar më shume se sa që ka studiuar”./GazetaExpress
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?