Volodymyr Zelensky nuk e ka parë familjen e tij që nga fillimi i luftës me Rusinë më shumë se një muaj e gjysmë, ka thënë gruaja e tij.
Olena Zelenska ( v.j. në disa vende sllave, edhe mbiemrat kanë gjini) iku në një pjesë të pazbuluar të Ukrainës me fëmijët e tyre, 9 dhe 17 vjeç, menjëherë pasi Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt dhe pallati presidencial u shndërrua në një bazë ushtarake.
Ajo tha se “nuk kishte kohë për emocione” atë mëngjes kur familja kuptoi se lufta kishte filluar.
“’Filloi lufta!’. Kjo është gjithçka që ai (Zelensky) tha”, u shpreh ajo për revistën Vogue.
“Nuk do të thosha se kishte panik, ndoshta konfuzion”, tha ajo. Olena tha më tej se kur ajo e pyeti burrin e saj se çfarë duhet të bënin me fëmijët, ai i tha: “Unë do të të njoftoj. Për çdo rast, mblidhni gjërat thelbësore dhe dokumentet. Dhe ai u largua nga shtëpia”.
Mëngjesi i pushtimit ishte hera e fundit që zonja Zelenska do të shihte burrin me dukje normale, si p.sh. presidentin e veshur me kostumin e tij të zakonshëm të punës dhe jo ato të ushtrisë.
“Në ato ditët e para shpresoja se mund të ishim në gjendje të qëndronim me të”, tha zonja Zelensky. “Ne u urdhëruam të shkonim në një vend të sigurt – nëse, në Ukrainë, është e mundur të gjejmë një vend të sigurt këto kohë”.
Që atëherë, zotriu dhe zonja e parë e Ukraines kanë komunikuar mes vete vetëm me telefon.
“Ishte e nevojshme të kujdeseshim për fëmijët, gjendjen e tyre emocionale. Kështu që u përpoqa të jem e sigurt, e buzëqeshur, energjike, duke u shpjeguar se, po, është e nevojshme të zbresësh në bodrum dhe kjo është arsyeja pse nuk mund ta ndezësh dritën”, tha ajo.
Zelenska më tej tha se gratë në Ukrainë janë përballur me “pasiguri të plotë e kërcënim të dhunës” që nga pushtimi.
“Ka dhjetëra mijëra gra me fëmijë në rrënojat e Mariupolit. Dhe mund ta imagjinoni se nëpër çfarë makthi po kalojnë. Unë mund të tregoj dhjetëra histori të tilla, të përvojave të tyre”, tha ajo.
Zonja Zelenska tregoi përvojën e hidhur me të cilën u përball Iryna Yazova, një mjeke që mbeti në Bucha, qyteti që u përball me krime të dyshuara lufte nën grushtin e hekurt të Rusisë.
Dr.Yazova lindi një fëmijë “pa dritë, ujë dhe gaz, në një shtëpi nën zjarr”, duke shpëtuar fqinjët dhe të huajt nga të shtënat me armë, duke u kujdesur për plagët e tyre.
Më pas, ajo tregoi historinë e një mësueseje të jetimores në Chernihiv të quajtur Natalia, e cila strehoi 30 fëmijë në një bodrum përpara se të arratisej me guxim nën të shtëna me armë zjarri.
Zelenska u kujtoi lexuesve se gratë ukrainase “jetuan një jetë paqësore dhe moderne”, përpara pushtimit “siç jetojnë lexuesit e Vogue në çdo vend”.
“Ato ishin lexueset tuaja, sepse ekziston Vogue Ukraine. Ato nuk po përgatisnin strehimore me bomba për sulme me raketa”.
Olena tani jeton “njësoj si ukrainasit e tjerë”, me “një dëshirë të madhe: TË SHOHË PAQEN”.
“Dhe unë, si çdo nënë dhe grua, shqetësohem vazhdimisht për burrin tim dhe bëj gjithçka për t’i mbajtur fëmijët e mi të sigurt”, tha ajo./Klankosova/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...