Një vajzë e re me nënshtetësi gjermane ka rrëfyer për mediat detajet nga jeta e saj e tmerrshme si bashkëshorte e një luftëtari të ISIS në Siri.
25-vjeçarja Derya O. vjen nga një familje turke që jeton në Gjermani. Ajo u martua me Mario Sciannimanica pasi e njohu luftëtarin e ISIS nga Facebook-u, por që në natën e parë të martesës përjetoi tmerrin e vërtetë.
“Kur e pashë Marion për herë të parë me veshjen e ushtrisë, mjekrën e tij të gjatë dhe armën , ai u duk shumë i mirë”, rrëfeu ajo.
Derya tregon se pas martesës ata u shpërngulën në Siri. Ata të dy u shpërngulën në Irak, ku edhe lindi djali i tyre i parë në 2015, por ata kishin mosmarrëveshje të shumta dhe kështu u ndanë.
Derya tregon se e kaloi natën e parë të martesës në një dhomë torturuese të mbuluar me gjak.
“Ne u strehuam në një shtëpi që përdorej për tortura, ku kishte pranga të varura në tavan dhe gjak kudo nëpër mure. Ishte shumë e frikshme”, ka treguar Derya.
Nga një lidhje tjetër e dështuar, ajo u kthye përsëri me burrin e saj të parë, i cili u akuzua për spiunazh kundër ISIS , dhe u ekzekutua nga ish shokët e tij pas një gjyqi të shpejt.
Pas vdekjes së burrit të saj, ajo u largua nga territori i ISIS duke përdorur trafikantët e njerëzve për të kaluar kufirin Siri-Turqi.
Derya u burgos në Turqi dhe është ende në paraburgim hetimor si një nga pesë anëtarët e ISIS të cilët u kthyen në atdheun e tyre pasi imigruan nga Siria.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...