Të mbijetuarit pas sulmit në dy xhami të Christchurchit në Zelandën e Re ndihen me fat pasi ju shpëtuan plumbave gjatë lutjeve të së premtes. Osman Ahmad, i cili sapo doli nga spitali, mbijetoi pasi u shtri poshtë trupave të tjerë të viktimave, ndërsa vajza e tij mundi të largohej me vrap kur filluan të shtënat.
“Isha me fat që qëndrova poshtë trupave të tjerë, poshtë atyre që humbën jetën,” tha ai.
I riu Abdikina Ali-Hassarn thotë se ndihet shumë i frikësuar që të rikthehet në xhami. Fatmirësisht ai ishte në punë gjatë kohës së sulmit.
“Kam frikë të shkoj sërish në xhami, kam frikë se një sulm i tillë mund të përsëritet,” tha ai.
Sulmi, i cili u konsiderua një akt terrorist nga kryeministrja Jacinda Ardern, që rezultoi më tragjiku në historinë e Zelandës së Re, la 49 të vdekur e mbi 50 të plagosur. Dy veta janë në gjendje të rëndë, ndërsa një fëmijë 5-vjeçar është transferuar në një spital të Auckland për kujdes më të specializuar.
Një ditë pas tragjedisë Ardarn u zotua të punojë për një ligj të kontrollit të armëve.
“Një gjë mund ta them me siguri. Ligjet tona për armët duhet të ndryshojnë. Ka pasur disa përpjekje për t’i ndryshuar. Tani është çasti,” tha ajo.
Qytetarët në Zelandën e Re janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit për t’u solidarizuar me viktimat dhe familjet e tyre. Mes atyre që dolën për të vendosur lule pranë vendit të sulmit ishte dhe aktori i njohur Sam Neill.
Ndërkohë i dyshuari kryesor për masakrën, 28-vjeçari Brenton Tarrant, doli përpara gjykatës të shtunën. Ndaj tij rëndën vetëm një akuzë, ajo e vrasjes. Dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje ndodhen në paraburgim. Asnjë prej tyre, përfshirë autorin, nuk ishin nën mbikëqyrje nga autoritetet si persona me rrezikshmëri. Tarrant pritet që të dalë përsëri para gjykatës më 5 prill.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...