Google ADS

Rrëfejnë torturat dhe përdhunimet skllavet e mbijetuara nga ISIS-i

01:15 | 12 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Të mbijetuarit e Yazidit janë rrëfyer për jetën e tyre të tmerrshme si skllave për seks të ISIS pasi u kapën dhe u mbajtën si të burgosura nga grupi terrorist.

Një grua ka zbulua se si ato keqtrajtoheshin nga xhihadistët.

Nëse ato kishin gjinj më të mirë, ato u dërguan për t’u përdhunuar, por nëse ato nuk kishin gjinj aq të majme pas tre muajve torturë edhe ato përdhunoheshin.

Ky rrëfim brutal është botuar nga Nikita Malik, transmeton Indeksonline.

Në të, autori bisedoi me një grua të njohur thjeshtë si “Viktima I”, e cila është hapur për të rrëfyer historinë e tmerrshme të saj dhe të vajzave tjera të marra si skllave nga ISIS.

“Viktima I” u la shtatzënë si pasojë e dhunimit nga një luftëtar i ISIS dhe u përpoq që të hidhej poshtë shkallëve për ta dështuar shtatzëninë.

Ajo ka zbuluar se vajzat ishin abuzuar seksualisht në të njëjtën dhomë dhe kur ndonjëra mundohej t’u shpëtonte kthetrave të terroristëve, ajo përdhunohej nga gjashtë burra gjatë të njëjtës natë, si dënim.

“Viktima I” tregon se është shitur disa herë dhe se ajo ka parë edhe se si fëmijët përdhunoheshin.

Femrat myslimane i kishin thënë asaj se për t’u shndërruar në myslimane, gratë duhej të përdhunoheshin.

Kur ishte pyetur viktima nga Qeveria britanike se pse bëhej kjo, luftëtarët e Shtetit Islamik kishin thënë se po e zbatojmë ligjin e Profetit Muhamed.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme