Njeriu, për të cilin hetuesit rusë thonë se e orkestroi sulmin vetëvrasës në metron e Shën Petersburgut, ka thënë sot para një gjykate ruse se nuk ishte i vetëdijshëm që po merrte pjesë në planifikimin e sulmit.
Në një seancë dëgjimore, i dyshuari, Abror Azimov, tha se ka marrë pjesë në përgatitjen e sulmin por vetëm në mënyrë indirekte, në të cilin u vranë 14 persona, transmeton Express.
“Nuk e dija që po ndihmoja në kryejnë e këtij sulmi,” ka thënë ai, duke iu referuar shpërthimit të 3 prillit në metro.
“Më kanë dhënë instruksione,” ka shtuar ai.
Sulmi u krye nga kamikazi i lindur në Kirgistan me shtetësi ruse, Akbarzhon Jalilov.
Ndërkohë, sot gjatë ditës, një hetues shtetëror tha në gjykatë se Azimov e kishte pranuar se kishte përgatitur sulmin, por i dyshuari e mohoi duke thënë se nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...