Roveri “Perseverance” që është dërguar nga NASA në planetin Mars ka filluar të lëvizë nëpër sipërfaqe për misionin e vet eksplorues. Roveri lëvizi vetëm 6.5 metra, por shkencëtarja e kësaj agjencie, Katie Stack Morgan, tha se ky ishte moment domethënës.
“Përderisa roveri ende është duke kryer shumë kontrollime inxhinierike, minuta kur ai fillon të lëvizë mund të na bëjë ne që të cilësohemi si eksplorues të sipërfaqes së Marsit”, tha ajo për televizionin BBC.
Janë bërë dy javë që nga dita kur objekti eksplorues u lëshua me sukses në të ashtuquajturin “Planet i Kuq”. Inxhinierit gjatë kësja kohe e kanë inspektuar pajisjen dhe sistemet e saj të ndërlikuara, përfshirë instrumentet dhe dorën robotike të saj.
Roveri është lëshuar afër një krateri të quajtir Jazero për të kërkuar shenja të jetës që mund të ketë ekzistuar në të kaluarën. Gjatë kërkimeve, roveri do të endet nëpër sipërfaqe për rreth 15 kilometra dhe procesi do të zgjasë rreth dy vjet.
Shkencëtarët duan t’i hulumtojnë disa formacione të gurëve në krater të cilët mund të kenë regjistruar shenja të aktivitetit të lashtë biologjik.
Roveri “Perseverance” është më i shpejti që është dërguar ndonjëherë në Mars. Ky rekord nuk është aq shumë për shkak të shpejtësisë së tij të lëvizjes (rreth 5 centimetra në sekondë), por për shkak të avancimit të navigacionit autonom.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...