Rouhani thotë se prania e SHBA në Siri duhet të përfundojë

21:21 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti iranian Hassan Rouhani thotë se SHBA duhet t’i japë fund pranisë së saj ushtarake në Siri dhe të gjithë militantët duhet të largohen nga vendi.

Amerika duhet t’i japë fund pranisë së saj ushtarake në Siri, thotë presidenti iranian Hassan Rouhani në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror në fillim të një takimi trepalësh të fokusuar në Siri me homologët e tij rusë dhe turq shkruan News përcjell arbresh.info

“Prania e paligjshme dhe ndërhyrja e Amerikës në Siri e cila ka çuar në vazhdim pasigurinë në atë vend, duhet të përfundojë shpejt”, tha Rouhani të premten.

Krerët janë planifikuar të diskutojnë sulmet ushtarake në Idlib në Siperin veriperëndimor, bastioni i fundit i madh i kundërshtimit aktiv ndaj sundimit të presidentit të Sirisë Bashar al-Asad.

Rouhani tha gjithashtu se beteja në Siri do të vazhdojë derisa militantët të largohen nga i gjithë vendi, veçanërisht në Idlib, por që çdo operacion ushtarak duhet të shmangë dëmtimin e civilëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme