Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se të ardhurat e vendit të tij nga nafta në 8 vitet e fundit kanë rënë nga 120 miliardë dollarë në 20 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë iraniane IRNA, Rouhani bëri vlerësime lidhur me situatën ekonomike të vendit në një fjalim që mbajti në ceremoninë e hapjes së viti akademik 2020-2021 në kryeqytetin Teheran.
“Ndodhemi përballë sanksioneve ekonomike të cilat shihen rrallë në historinë e botës. Derisa të ardhurat tona nga nafta ishin 120 miliardë dollarë në vitin 2011, ato kanë rënë në rreth 20 miliardë dollarë vitin e kaluar. Kjo situatë tregon se në çfarë situate të vështirë ndodhet shoqëria”, tha Rouhani.
Ai nënvizoi nevojën për t’i kushtuar rëndësi prodhimit vendas dhe që jetesa pa marrëdhënie me vendet e botës është jashtëzakonisht e vështirë.
Sanksionet amerikane kundër Iranit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi më 8 maj 2018 tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe vendosi në zbatimin zyrtarisht 3 muaj më pas të paketës së sanksioneve që pengojnë Iranin të ketë qasje në dollarin amerikan, të shesë bonot e qeverisë, të kryejë tregti me ar dhe me metalet e tjera me vlerë si çeliku, alumini dhe qymyri si dhe të importojë avionë për udhëtarë ose pjesë të tyre.
Paketa e dytë e sanksioneve e SHBA-ve kundër Iranit hyri në fuqi më 5 nëntor 2018 pas mbushjes së afatit prej 180 ditësh.
Sipas kësaj u vendosën kufizime ndërkombëtare mbi kompaninë kombëtare iraniane të naftës, kompanisë iraniane për tregtinë e naftës dhe kompanisë kombëtare të tankerëve si dhe u zbatuan sanksione mbi shitjen e naftës dhe produkteve të saj nga Irani ekonomia e të cilit bazohet kryesisht në naftë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...