Presidenti iranian Hassan Rohuani i ka thënë kancelares gjermane Angela Merkel se përpjeket anti-terroristë të Iranit në Lindjen e Mesme kanë ndihmuar që bota të jetë një vend më i sigurtë.
“Të vendosur për të arritur dhe për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë rajonale, Irani gjithmonë ka tentuar se qetësojë tensionet në rajon”, tha Rouhani kancelares gjermane në një bisedë telefonike, transmeton portali arbresh.info
Duke përmendur rolin këshillues ushtarak të Iranit në Irak dhe Siri, kreu i shtetit iranian tha se Europa ka përfituar nga përpjekjet e sukseshme anti-terroriste të Republikës Islamike.
“Beteja që Irani dhe populli i Irakut dhe Sirisë luftuan kundër terroristëve të ISIS-it ka sjellë nivele relativisht të mira për sigurinë në Siri dhe Irak dhe në këtë mënyrë ka përfituar e gjithë bota, përfshirë edhe Europën”, tha ai.
Rohuani ka dënuar vendimin e Donald Trump që të largohet nga marrëveshja bërthamore./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona