Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se masat e rrepta në vend do të vazhdojnë dhe ata që nuk ndjekin udhëzimet do të ndëshkohen derisa të zbulohet një vaksinë e pranueshme kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur pas një takimi të Këshillit të Luftës Kombëtare Kundër Koronavirusit në kryeqytetin Teheran, Rouhani tha se vendi nuk do t’i lehtësojë masat kundër virusit.
“Të gjitha rregullat e shpallura nga Këshilli i Luftës Kombëtare Kundër Koronavirusit do të vazhdojnë fuqishëm derisa Ministria e Shëndetësisë të njoftojë se është siguruar një vaksinë e pranueshme dhe kushtet kanë ndryshuar”, deklaroi Rouhani.
Sipas tij, shumica e popullatës i respekton udhëzimet shëndetësore.
“Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, patjetër që do të shohim lajme të mira në javët në vazhdim. Raportet gjithashtu tregojnë se rregulloret dhe protokollet shëndetësore ndiqen në zyra, banka dhe qendrat e frekuentuara”, shtoi ai.
Megjithatë, tha Rouhani, një pjesë e vogël e qytetarëve nuk i respektojnë rregullat dhe paralajmëroi masa ndëshkimore.
“Nëse dikush nuk i zbaton rregullat shëndetësore, ai duhet të ndëshkohet. Njerëzit që shkelin rregullat duhet të identifikohen dhe të ndërmerren veprime të nevojshme. Këto dënime duhet të shpallen dhe publiku duhet të informohet”, porositi presidenti i Iranit.
Duke theksuar se identifikimi i pacientëve të infektuar me virusin është gjithashtu i rëndësishëm për të parandaluar epideminë, ai tha:
“Ne duhet të identifikojmë njerëzit që janë infektuar me virusin dhe t’i izolojmë ata nga shoqëria. Ka vende që e bëjnë këtë me sisteme monitorimi dhe ndjekin njerëzit e infektuar, por ne nuk e kemi këtë sistem. Ne do ta sigurojmë këtë përmes telefonave celularë. Përmes celularëve, do të gjurmojmë ku shkojnë dhe ku gjenden personat e infektuar. Kjo nuk është e vështirë për ta zbatuar. Ne do ta sigurojmë këtë me Ministrinë tonë të Komunikimit dhe Teknologjisë”.
Ai deklaroi se ndalimi i tubimeve vazhdon në gjithë vendin, por shtoi se aktivitetet e muajit Muharrem që korrespondojnë me fundin e këtij muaji do të organizohen duke respektuar udhëzimet shëndetësore.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi