Google ADS

Rouhani: Armiqtë donin të mbyllnim vendin me arsyetimin e COVID-19

21:09 | 5 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se shtypi i huaj dhe “armiqtë” kishin për qëllim të trazonin vendin dhe të ndalonin të gjitha aktivitetet në Iran për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një fjalim pas takimit të Komitetit Kombëtar për Luftimin e Koronavirusit në kryeqytetin Teheran, Rouhani bëri vlerësime lidhur me luftën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se shtypi i huaj bëri lajme për mbylljen e të gjitha gjërave dhe bëri propagandë se “qeveria nuk mendon për jetën e popullit”. “Armiqtë nën arsyetimin e koronavirusit kërkuan që ne të mbyllnim vendin. Në këtë mënyrë synonin të trazonin vendin. Ata thonin ‘mbyllni fabrikat sepse virusi është shumë i rrezikshëm’, por ne duke zbatuar rregullat shëndetësore hapëm edhe fabrikat ku punonin 10 persona”, tha Rouhani.

“Nëse shtypi i huaj do të mendonte popullin e Iranit do të bënte lajme edhe lidhur me sanksionet e SHBA-së. Nën kushtet e koronavirusit nuk mund të sigurojmë ilaçe dhe këto sanksione rëndojnë edhe më shumë ndikimin mbi popull”, deklaroi Rouhani duke kritikuar sanksionet amerikane.

Më tej Rouhani shtoi se ceremonitë për ashuren, provimet dhe aktivitetet e tjera në vend janë zhvilluar duke zbatuar rregullat shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme