Kryeqyteti italian është duke u përballur me rregulla të rrepta mbi shitjen dhe konsumimin e alkoolit. Njoftimet mbi rregullat e reja janë vendosur në të gjithë qytetin dhe janë përkthyer në katër gjuhë.
“Ne nuk duam që mbrëmjet e qytetin tonë të shkatërrohen për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit”, ka thënë Virxhinia Raggi, transmeton portali arbresh.info
Rregulla të ngjajshme ishin vendosur edhe gjatë vitit të kaluar, mëgjithatë ato të këtij viti janë shumë të ashpëra.
Gjithsej 14 nga 15 komunat e qytetit janë prekur nga rregullorja e re për ndalimin e alkoolit nga ora 22:00 deri në 7:00.
Vetëm rajoni veri-perëndimor i Ottavia përjashtohen nga vendimi, ndërsa të gjitha pikat e nxehta të natës, duke përfshirë qendrën historike, Monti, Trastevere, Testaccio, Prati dhe San Lorenzo janë të gjitha të prekura nga ky vendim.
Ky vendim ka irrituar shumë nga bizneset në Romë, të cilën kanë theksuar se nga vendim do ‘të preket drejtpërdrejtë biznesi i tyre’./Arbresh.info
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...