Qindra zogj kanë vdekur si pasojë e fishekzjarreve në kryeqytetin italian në prag të Vitit të Ri.
Grupet që merren me mbrojtjen e kafshëve e kanë quajtur këtë ‘masakër’ dhe kanë dënuar autoritetet për përdorimin e fishekzjarreve, transmetn portal arbresh.info
Në rrugë, pranë stacionit kryesor të trenit në Romë, qindra zogj të vdekur kanë mbuluar tokën.
Autoritetet ende nuk kanë dalë me një informim zyrtar se cili është shkaku i vdekjes, por Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (OIPA) tha se ajo ka ardhur si pasojë e fishekzjarreve.
Shfaqjet e fishekzjarrëve çdo vit shkaktojnë shqetësime dhe dëmtime si të kafshëve të egra ashtu edhe tea to shtëpiake, thuhet në deklaratën e organizatës.
Pavarësisht ndalimit të përdorimit të mjeteve piroteknike në mënyrë private në Itali, në Romë ky njoftim është injoruar plotësisht.
Dega italiane e OIPA ka kërkuar ndalimin e shitjes së fishekzjarreve dhe fishekzjarrëve për përdorim personal, duke përmendur kërcënimin ndaj kafshëve./arbresh.info/
https://twitter.com/OIPAInternation/status/1345064655308386304
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...