Qeveria italiane ka kundërshtuar Komisionin Evropian duke vazhduar me planin e buxhetit të shpenzimeve të mëdha.
Ministri i financave Giovanni Tria tha se do ngelin me tragetin e deficitit prej 2.4% dhe një parashikim rritjeje prej 1.5%, transmeton portali arbresh.info.
Komisioni, i shqetësuar nga ndikimi i shpenzimeve të larta në nivelet e larta të borxhit të Italisë, i kishte thënë Romës të rishikonte buxhetin ose të përballonte gjoba të mundshme.
E marta ishte vendosur si një afat për partitë populiste qeverisëse të Italisë për t’iu përgjigjur kundërshtimeve të saj.
Paralajmërimi i Komisionit për Italinë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, është një masë e paparë në lidhje me një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Tani do të vendoset nëse do të nisin me masat disiplinore kundër qeverisë së Romës.
Të ardhurat e obligacioneve të qeverisë italiane u rritën ashpër të mërkurën mes frikës se vendimi i buxhetit të tij do të rriste kostot e huamarrjes. Bursa e Milanit ka tregtuar me 1% zbritje.
Qeveria e Italisë, që përbëhet nga Lëvizja populiste Pesë Yjet dhe krahu i djathtë Liga, erdhën në pushtet duke u zotuar t’i japin fund “varfërisë” me të ardhura minimale për të papunët, së bashku me premtimet për shkurtime të tatimeve dhe heqje të zgjatës së moshës për të dalë në pension.
Për të përmbushur premtimet e saj trefishoi objektivin e deficitit të qeverisë së mëparshme prej 0.8% të prodhimit ekonomik të Italisë.
Në letrën e tij drejtuar Komisionit, zoti Tria riafirmoi angazhimin e Italisë për të mbajtur financat publike, por këmbënguli se do të përmbushte një objektiv deficiti prej 2.4%, të cilin ai tha ishte një “limiti i pakalueshëm”.
Ai tha se Italia synonte të gjeneronte 1% të GDP-së duke shitur asetet shtetërore me të cilat do të paguante borxhin. Megjithatë, po ashtu përballet me kosto të konsiderueshme për shkak të “ngjarjeve të jashtëzakonshme”./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...