Në një sondazh të publikuar nga Qendra Kërkimore Pew, gati gjysma e të gjithë të anketuarve në 10 shtete anëtare të BE-së thanë se Gjermania luan një rol më të rëndësishëm në botë sesa një dekadë më parë.
“Ekziston një ndjenjë në Evropë, ndërsa fuqia gjermane është në rritje, fuqia franceze dhe britanike është në stagnim apo në rënie”, tha qendra, transmeton portali arbresh.info.
Këndvështrimi në gjithë Evropën:
Ideja që Gjermania luan një rol më të rëndësishëm sot është më e theksuara në Greqi, me 81 për qind të të anketuarve që janë dakord.
Në Itali dhe Spanjë, afërsisht 56 për qind kishin të njëjtin mendim
Megjithatë, vetëm 37 për qind e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar ndanë mendimin, raporti më i ulët.
Mesatarja në 10 vendet anëtare të BE ishte 47 për qind.
Për shumicën dërrmuese të shtetasve të BE në 10 shtete anëtare, blloku promovon paqen, vlerat demokratike dhe prosperitetin.
Të anketuarit në Poloni dhe Spanjë dhanë vlerësimet më të larta për BE-në, ndërsa ata të anketuar në Greqi dhe Britani të Madhe kishin mendimin më të ulët të organizatës me bazë në Bruksel./arbresh.info/
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...