Një anije e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara lëshoi rreth 30 të shtëna paralajmëruese pasi 13 anije nga Marina e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGCN) të Iranit iu afruan asaj dhe anijeve të tjera të Marinës Amerikane në ngushticën e Hormuz, tha të hënën Pentagoni.
Sipas mediave të huaja, kjo është përplasja e tretë midis anijeve amerikane dhe iraniane në muajin e kaluar dhe hera e dytë që atyre të SHBA-së u është dashur të reagojnë me të shtëna paralajmëruese për shkak të asaj që ata thanë se ishte sjellje e pasigurt nga anijet iraniane në rajon, pas një qetësie relative në ndërveprime të tilla gjatë vitin e kaluar.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se të shtënat paralajmëruese u qëlluan pasi anijet e shpejta iraniane u afruan afërsisht 450 metra të gjashtë anijeve ushtarake amerikane, përfshirë USS Monterey, që po shoqëronin nëndetësen me raketa të drejtuara Georgia.
Dhe autoritetet e Rojës Bregdetare të SHBA gjuajti të shtënat paralajmëruese nga një “armë” me kalibër 0.50 përpara se anijet iraniane të largoheshin, tha Kirby.
Kirby tha se raundi i parë u qëllua kur anijet iraniane arritën në 274 metra nga anijet e SHBA-së dhe e dyta kur arritën brenda 137 metrash.
Incidenti i fundit vjen ndërsa fuqitë botërore dhe Irani kërkojnë të shpejtojnë përpjekjet për t’i kthyer Uashingtonin dhe Teheranin përsëri në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Zyrtarët amerikanë u kthyen në Vienë javën e kaluar për raundin e katërt të bisedimeve indirekte me Iranin se si të rifillojnë pajtueshmërinë me marrëveshjen, të cilën ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e braktisi në vitin 2018, duke bërë që Irani të fillojë të shkelë kushtet e tij rreth një vit më vonë.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...