Roja bregdetare turke brenda një jave shpëton 1.047 emigrantë të parregullt

21:43 | 6 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Komanda e Rojës bregdetare turke në periudhën 29 korrik – 4 gusht ka shpëtuar 1.047 emigrantë të parregullt ndërsa ka kapur 6 trafikantë të emigrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Komanda e rojës bregdetare turke thuhet se: “Komanda e Rojës bregdetare në kuadër të aktiviteteve kundër migracionit të parregullt që vazhdon 24 orë në 7 ditë të javës, në 27 ngjarje të shënuara në periudhën 29 korrik – 4 gusht ka shpëtuar 1.047 emigrantë të parregullt dhe ka kapur 6 trafikantë të emigrantëve”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme