Rohde për rënien e Murit të Berlinit: Liria s’mund të merret si e mirëqenë

13:57 | 9 Nëntor 2024
K.B

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka thënë se liria nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë.

“Angazhimi ynë për lirinë është vendimtar si kurrë më parë! Liria nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë”, ka shkruar ai në X.

Rohde ka thënë se ky veprim ka ardhur me kurajo dhe dëshirë për liri.

“Me kurajo dhe dëshirë për liri, populli i Republikës Demokratike të Gjermanisë rrëzoi Murin e Berlinit, duke i dhënë fund ndarjes së Gjermanisë dhe duke hapur me të tjerët rrugën për një Evropë të bashkuar”, ka shkruar ambasadori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme