Google ADS

Rohani kritikon projektet e Turqisë për digat

13:38 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka kritikuar Turqinë për projektet e digave në lumenjtë Tigër dhe Eufrat.

Rohani ka kërkuar që Turqia të ndalojë punimet për të dy digat, pasi sipas tij ato janë “të rrezikshme” për gjithë Lindjen e Mesme.

Rohani i ka bërë këto komente gjatë një konference në Teheran.

Ai nuk e ka përmendur në mënyrë specifike emrin e Turqisë mirëpo ka thënë disa herë se planet për digat në dy lumenjtë masiv që rrjedhin në Siri dhe Irak do të kenë “pasoja shkatërruese”, duke përfshirë Iranin.

Kritikët kanë thënë se vendimi i Turiqisë ka ndikuar në paksësimin e ujit në Siri dhe Irak, duke kontibuar në destabilitet rajonal.

Kurdët në Siri, e kanë akuzuar Turqinë gjatë muajit shkurt për ndalimin e furnizimit me ujë, si formë të presionit politik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme