Rohani kërkon që gratë të lejohen të ndjekin ngjarjet sportive

09:01 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kërkoi që gratë të lejohen të hyjnë në stadiume. Ndalesa është e vjetër me dekada.

“Nuk duhet të ketë dallime midis burrave dhe grave në Islam dhe, për këtë arsye, gratë duhet të lejohen të marrin pjesë në ngjarje sportive”, tha Rohani në një takim me atletë iranianë, raportoi zyra e tij.

Gratë iraniane nuk lejohen të hyjnë në stadiume që nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Rohani pyeti pse autoritetet fetare i kanë ndaluar gratë, duke thënë se ato janë aktive në sport dhe se kanë arritur rezultate në gara.

Ai po ashtu tha se sportet e grave duhet të transmetohen në televizion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme