Roboti më i çuditshëm që ushqehet me plehra

22:32 | 23 Gusht 2024
A B

Mes skafeve të shpejtë, barkave të peshkimit dhe jahteve luksozë në Marinën e Hong Kongut, një mjet lundrues ndryshe nga të tjerët lëviz i pashqetësuar.

Teksa “shëtit” në ujërat e portit, katamarani 3 metra i gjatë ushqehet. Si të ishte figura e lojës së famshme të viteve 1980-’90 PacMan, roboti detar konsumon mbetjet që pluskojnë në ujë.

Sipas të dhënave zyrtare të organizatës jofitimprurëse Oceana, të botuara nga CNN, çdo vit përfundojnë në oqeanet e botës 15 miliardë kilogramë mbeturina, si të shkarkosh çdo minutë një makinë plehrash në ujë.

Deti që lag brigjet e Hong Kongut, sidomos zona e portit, është një prej më të ndoturve, me shishe plastike, kuti lëngjesh frutash e kartonë.

“Kemi makina plehrash për tokën, pse të mos kemi edhe për ujin?”, thotë Sidhant Gupta, bashkëthemelues i kompanisë teknologjike Clearbot.

Varkat robot punojnë me energji diellore dhe mund të “hanë” deri në 80 kilogramë mbetje në orë, ndërsa mund të mbajnë deri në 200 kilogramë në bord. Ato janë 4 metra të gjata dhe lëvizin me shpejtësi deri në 5,5 km/h.

Ndërtuesit e saj shpresojnë që të përdorin energjinë diellore dhe energji të tjera të rinovueshme për të pastruar detet dhe oqeanet e Tokës./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme