Robotët zbulojnë rrënojën e anijes së mbytur koloniale me thesarin miliarda dollarë

20:13 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Arkeologët ishin të emocionuar kur nëndetëset robot zbuluan në fund të detit të Karaibeve rrënojën e një anijeje spanjolle të epokës koloniale me vlerë të llogaritur 15 miliardë dollarë.

Rrënoja 310-vjeçare është ajo e luftanijes spanjolle San Jose, e mbytur pas betejës me luftanijet britanike panë brigjeve të Cartagena, Kolumbi, në vitin 1708, teksa transportonte flori, argjend dhe smeralde me vlerë të madhe.

Në nëntor të vitit 2015, inxhinieri oqeanografik Jeff Kaeli konfirmoi se ishte gjetur “kupa e shenjtë e të gjithë rrënojave” në fund të detit të Karaibeve.

Ajo kishte topa të bronztë me delfinë të gdhendur, që tregonin dhe origjinën e saj. Zbulimi u bë nga roboti detar Remus 6000 që mund të zhytet deri në katër milje dhe është i pajisur me kamera e sensorë.

Në një intervistë në 2018, Kaeli tha: “Unë nuk jam një arkeolog por e njoh një top anijeje. Në atë moment unë isha i vetmi person në botë që e dinte se kishim gjetur rrënojën e anijes.”

Vendndodhja e saktë e rrënojës është mbajtur sekret pas konfirmimit të vlerës së ngarkesës së saj. Nëndetësja robot kishte skanuar fundin e detit me sonar të valëve të gjata dhe bënte foto të të gjitha objekteve të dukeshin të pazakonta.

Kaeli shtoi: “Të gjithë ishin të fokusuar në aspektin e thesarit, por gjithçka është një thesar kulturor. Është një copë histori që rri në fund të detit dhe tregon një histori.”

Prej atëherë debate kanë lindur mes Kolumbisë e Spanjës të cilat pretendojnë pasuritë e anijes, ndërsa kërkuesit thanë se nuk janë të përfshirë në debatet e pronësisë.
Për momentin thesari mbetet nën ujë.

San Jose u nis nga poti i Portobelo në Panama në fund të majit 1708, dhe pasuritë e saj do të shkonin për mbretin spanjoll Philip V.

Kapiteni i anijes Jose Fernandez de Santillan, e dinte se britanikët ishin të përfshirë në luftën për fronin spanjoll dhe do të kishin anije sulmi në Cartagena.

Gonzalo Zuniga, kuratori i museumit detar në Cartagena thotë se dy anijet u takuan më 8 qershor dhe luftuan me shpata, pistoleta e thika. Por përballje humbjes dhe kthimit në Spanjë pa thesarin, sipas të dhënave thuhet se ai shpërtheu vetë fuçitë e barutit në anije.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme