Duke kombinuar inteligjencën artificiale dhe aftësitë për përvetësimin e gjuhës, robotët së shpejti do t’i mësojnë fëmijët refugjatë gjuhën gjermane. Shkencëtarët janë fokusuar kryesisht në fëmijët për të zhvilluar teknologjinë efektive.
Ky vit ka dëshmuar vështirësitë që Evropa ka pasur për tu përballur me fluksin e madh të emigrantëve që po largohen nga vendet në luftë duke ngjallur shqetësime nga autoritet se si të integrojnë banorët e rinj, shkruan arbresh.info. Në Gjermani, njohja e gjuhës është vendimtare për të fituar mundësi punësimi apo pjesë në sistemin edukues. Hulumtuesit në Universitetin e Bielefeldit i janë afruar njërës nga çështjet më sfiduese në rritje të valëve të emigrantëve me një zgjedhje inovative – robotët.
Duke përdorur robotin e programueshëm “Nao”, kamerat sportive dhe mikrofonat, hulumtuesit dëshirojnë të eksperimentojnë me aftësinë e tij për të përcjell thjeshtë aftësitë e fëmijëve refugjatë në gjuhë, veçanërisht ata nga mosha 4 dhe 5 vjeçare, shkruan arbresh.info.
“T’i mësosh çdo fëmije një gjuhë të dytë individualisht është diçka që edhe kopshtet e fëmijëve zakonisht nuk mund ta përballojnë. Kjo është pse robotët mund të ofrojnë asistencë shtesë”, tha Stefan Kopp, një ekspert i inteligjencës artificiale në Universitetin e Bielefeldit, ku ai udhëheq sistemin njohës dhe ndërveprimet sociale në grupin hulumtues.
“Nao”, një robot i lezetshëm me pamje të fëmijëve, do të jetë gjithashtu i shoqëruar me një tabletë si ndihmës për fëmijën që të mësojë gjuhën gjermane me materiale mbështetës si figura, shkruan arbresh.info. “Ne kemi programuar robotin që ai të ndërveproj me fëmijën, që ai të jetë sa më i shumë i mbështetur”, tha Kirsten Bergmann nga grupi hulumtues i Bielefeldit.
Projekti pritet të filloj brenda tri viteve të ardhshme pasi shkencëtarët të testojnë aftësitë e robotëve për të mësuar gjuhët shumë të vështira tek emigrantët derisa seria e parë e robotëve do të dërgohet në klasa brenda 18 muajve./arbresh.info
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...