Eksperti i mafias, njëherit edhe autori i librit “Gomorra”, Roberto Saviano ka theksuar se bizneset do të përballen edhe me një krizë pas Covid-19.
Sipas tij, organizatat kriminale në Itali po shpërndajnë produkte ushqimore për më të varfërit dhe po i ndihmojnë ata që të japin borxhe pa interes, në mënyrë që t’i tërheqin gjatë epidemisë, ka theksuar ai, transmeton portal arbresh.info
Grupet mafioze po kërkojnë të hyjnë në disa punët që tani ndodhen në vështirësi dhe janë duke pritur për ndihmat financiare europiane, shtoi ai.
“Mafia thjesht po pret edhe për një krizë, dhe bizneset do të viktimizohen pasi të gjejnë partner të rinjë, që janë të lidhura me këto organizata kriminale”, tha Saviano.
Saviano, autori i Gomorra: “Salvini po më kërcënon si mafioz, por nuk ia kam frikën”
“Ju bëheni partner pasi keni hyrë në biznes. Nuk është se dikush do të vijë me armë, por gjithmonë do të shfaqet ndonjë këshilltar financiar”, theskoi ai.
Sipas tij, nëse Europa nuk ndërhyn, paratë mafioze tashmë në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Belgjikë do të shumohen në mënyrë të pakontrollueshme.
Roberto Saviano jeton në Nju Jork dhe është marrë në mbrojtje nga policia, pasi ishte kërcënuar për vdekje pas botimit të librit “Gomora” në vitin 2006. /arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...