Anëtarët e një prej bandave më famëkeqe të Zelandës së Re janë kapur duke ngushëlluar kundërshtarët e tyre pas sulmit terrorist të Christchurch, ndërsa kryeministrja Jacinda Arden u takua me familjet e viktimave.
“Mongrel Mob”, janë një bandë e organizuar në Zelandën e Re, e bazuar në të gjithë vendin. Anëtarët e bandës ishin veshur me xhaketa dhe bluza me logon e mongrelit. Ata shihen duke përshëndetur të tjerë në Hagley College të shtunën pasdite. Autoritetet kanë konfirmuar se 49 persona vdiqën në masakrën e xhamisë të premten, ndërsa të paktën 40 vetë u trajtuan në spital për lëndimet e tyre dhe 11 prej tyre janë ende në gjendje kritike.
Vajtuesit janë mbledhur në Zelandën e Re për të nderuar viktimat, të cilët ishin të pambrojtur, kur u qëlluan nga shtetasi australian Brenton Tarrant. Anëtarët e bandës “Mongrel Mob” erdhën në Kolegjin Hagley, në Christchurch, ku Jacinda Arden mbërriti rreth aty orës 13:00, për të përshëndetur qindra të mbijetuar, anëtarë të familjes dhe vajtues.
Zonja Arden, mbante në kokë një shami të zezë. Ajo u tha gazetarëve të shtunën pasdite se autoritetet po përqendrohen në kthimin e viktimave në familjet e tyre, në mënyrë që ata të mund të mbajnë zi. Kryeministrja foli me familjet në Hagley Park, të cilët po përpiqeshin shumë për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur./gsh/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...