Njoftohet se në shumë qytete në Pakistan defekti elektrik është riparuar si rezultat i punimeve të filluara pas ndërprerjes elektrike që ndodhi mbrëmë në gjithë vendin.
Ministri i Energjisë, Omar Ayub Khan, në një deklaratë bëri të ditur se defekti elektrik është riparuar në një pjesë të madhe të qyteteve, si Lahore, Karachi, Peshawar dhe Gujranwala.
Më tej Khan shtoi se vazhdojnë punimet kundrejt ndërprerjes së elektricitetit në gjithë vendin.
Në anën tjetër, edhe Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e Islamabadit ka njoftuar se në rajone të ndryshme të kryeqytetit ka filluar të jepet energji.
Po ashtu pritet që energjia elektrike të sigurohet brenda ditës edhe në rajonet e tjera të vendit.
Mbrëmë disa minuta para mesnatës në Pakistan ndodhi ndërprerje e energjisë elektrike në një pjesë të madhe të vendit dhe shumë qytete u zhytën në errësirë.
Autoritetet deklaruan se ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një problemi në linjat elektrike të kompanisë kombëtare të përçimit të energjisë elektrike.
Edhe ministri i Energjisë, Khan, në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter kishte informuar se rryma në sistemin e shpërndarjes nga 50 kishte rënë në 0 dhe kjo kishte shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në anën tjetër etiketimi “#blackout” (ndërprerja elektrike) e hapur në Twitter u bë TrendTopic (TT) me mbi 100 mijë postime./AA/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...