Tregjet financiare në Turqi kanë përjetuar një periudhë të re trazirash, duke e vënë daljen e vendit nga recesioni në rrezik, e duke ngritur pikëpyetje të reja për gjendjen e tregjeve në zhvillim, në një kohë kur ekonomia botërore në tërësi po ngadalësohet.
Qeveria e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka shtuar presionin mbi bankat turke, duke i ndaluar ato të japin hua në lira për institucionet e huaja financiare, një lëvizje që bëri që kostoja e huamarrjes jashtë vendit në monedhën turke të rritet me më shumë se 1.000 për qind brenda një nate.
Bursa në Turqi është mbyllur me rënie prej 5.7 për qind, rënia më e madhe ditore kjo që nga korriku i vitit 2016. Problemet më të fundit vijnë ndërsa Erdogan, i angazhuar në fushatë elektorale për zgjedhjet lokale në vend, premtoi se do të luftojë spekuluesit.
Ekonomia e vendit mbetet e dobët dhe nuk e ka marrë ende veten nga problemet e verës së shkuar. Turqia hyri në recesion gjysmën e dytë të vitit të shkuar, me Bankën Qendrore që u detyrua të rriste normën e interesit në 24 për qind, për të mbajtur në këmbë lirën.
Kjo i dha fund 18 viteve rritje nën drejtimin e Erdoganit. GDP-ja ra me 2.4 për qind në tremujorin e katërt, pas një rënieje prej 1.6 për qind në tremujorin e tretë./tch
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend