Tashmë në Gjermani mund ta gjesh edhe librin “Mein Kampf” të Hitlerit. Ky rikthim vjen pas skadimit të të drejtave të autorit dhe 70 vjet nga vdekja e fyhrerit.
Ky libër sipas institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih do të shkatërrojë përgjithmonë mitin që rrethon portretin hitlerian.
Ai, është duke u shitur me një çmim për 59 euro, ndërsa në dispozicion janë vetëm 4 mijë kopje, transmeton kp.
Landit të Bavarisë iu dorëzuan të drejtat e autorit të librit vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse për 70 vjet rresht autoritetet e landit kishin mohuar autorizimin për botimin e librit, që nën regjimin nazist ishte kthyer në një best seller.
Ai, në atë kohë gjendej i pranishëm në raftin e çdo shtëpie, ndërsa më pas ishte bërë i pagjendshëm.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...